INDI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku nje klub nate është përfshirë nga flakët. Të paktën 23 persona kanë vdekur në një zjarr në një klub nate të njohur në shtetin perëndimor indian të Goas, tha të hënën kryeministri i shtetit Pramod Saëant dhe zyrtarë të tjerë lokalë.
Viktimat përfshinin tre deri në katër turistë, sipas një raporti nga agjencia e lajmeve Press Trust of India. Autoritetet nuk kanë sqaruar ende nëse ata ishin të huaj apo çfarë kombësie kishin. Mediat e huaja shkruajnë se zjarri shpërtheu në një diskotekë në Arpora, në lagjen Veriore të Goas.
“Sot është një ditë shumë e trishtueshme për të gjithë ne në Goa. Një zjarr i madh në Arpora ka marrë jetën e 23 personave”, tha Savand, i cili shkoi në vendngjarje, nëpërmjet X.
Kreu i qeverisë lokale shtoi se kishte urdhëruar një hetim për të përcaktuar shkaqet e tragjedisë dhe nëse ishin ndjekur rregullat e sigurisë nga zjarri dhe kodet e ndërtimit. “Ata që janë përgjegjës do të përballen me pasojat më të rënda të ligjit, çdo neglizhencë do të trajtohet në mënyrë strikte”, theksoi ai.
Tre persona vdiqën për shkak të djegieve dhe pjesa tjetër nga mbytja. Sipas një raporti në gazetën Indian Express, shkaku i mundshëm i zjarrit ishte shpërthimi i një bombole gazi që përdorej në kuzhinë.
At least 23 people killed in #nightclub fire in #India’s #Goa https://t.co/hUQnMXnRAJ
Several tourists were among the dead in the fire, which broke out at about midnight at a club in #Arpora in the North Goa district, according to officials cited by the Press Trust of India.… pic.twitter.com/c0FgNp9HFC— ⚡️🌎 World News 🌐⚡️ (@ferozwala) December 6, 2025













