Aktorja Egla Ceno ka njoftuar dorëheqjen nga Teatri “Skampa” në Elbasan, pas një konflikti që, sipas saj, nisi kur mori pjesë në shfaqjen “Babai” në Teatrin Kombëtar Eksperimental. Egla thotë se rroga i është ndërprerë prej dy muajsh, duke ironizuar: “Më hiqni bebelinat e mamit, 550 lekë të vjetra.”
Në një reagim të fortë në rrjetet sociale, ajo falenderoi publikun, por kritikoi drejtimin e teatrit për mënyrën se si, sipas saj, trajtohen artistët:
“Vendosët të hiqni pagën time vetëm se mora pjesë në një shfaqje tjetër. Një veprim ‘artistik’ me plot finesë.”
Egla theksoi se e do Skampën dhe qytetin e Elbasanit, por “luftën e ka me skenën, jo me drejtorllëkun”. Në mbyllje, ajo kërkon që dorëheqja e saj të pranohet.













