Një zyrtar në Kuvajt është dënuar me pesë vite burg dhe gjobë mbi 1 milion dollarë, pasi për 10 vite rresht ka përfituar rrogën pa u paraqitur asnjë ditë në punë. Dokumentet gjyqësore tregojnë se ai punonte në departamentin e shërbimit qytetar, por nuk ka kryer asnjë detyrë zyrtare për një dekadë, ndërkohë që paga i depozitohej rregullisht çdo muaj.
Rasti u zbulua vetëm kur mungesa e tij u vu re nga administrata, e cila hapi një proces penal për përfitim të paligjshëm dhe abuzim me fondet publike. Gjykata urdhëroi që ai të kthejë dyfishin e shumës së përfituar, e cila kap vlerën e mbi 1 milion dollarëve. Sipas gazetës Al Qabas, ky është një nga vendimet më të ashpra vitet e fundit, në kuadër të përpjekjeve të Kuvajtit për të luftuar mashtrimet me paga dhe korrupsionin administrativ.
Fenomeni nuk është i izoluar. Vetëm tre muaj më parë, një mësuese gjermane u zbulua se kishte marrë pagën e plotë për 16 vite, ndërkohë që ishte në leje mjekësore të pandërprerë. Ajo nuk u paraqit kurrë në shkollën ku punonte, ndërsa leja i rinovohej pa asnjë kontroll mjekësor. Skandali u zbulua vetëm pas një auditimi të ri në vitin 2024













