SHKODËR- Një automjet është qëlluar me armë zjarri në aksin Shkodër–Hani i Hotit, pranë rrethrrotullimit të Koplikut. Për t’i shpëtuar breshërisë së plumbave, drejtuesi i mjetit thuhet se ka humbur kontrollin, është aksidentuar dhe ka braktisur makinën në vendngjarje.
Policia ka mbërritur menjëherë dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij sulmi të dyshuar. Sipas të dhënave të para, automjeti është qëlluar gjatë lëvizjes; në pjesën e pasme të tij janë gjetur pesë vrima plumbash, ndërsa gomat dhe njëra anë e makinës rezultojnë të dëmtuara rëndë.
Njoftimi:
Të shtëna me armë zjarri raportohen në aksin Shkodër-Hani i Hotit.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një makinë në ecje është qëlluar me armë zjarri.
Me pas mjeti eshte perplasur me nje barriere ne ane te rruges ne afersi te nje karburanti. Drejtuesi i mjetit eshte larguar nga vendi i ngjarjes.
Deri tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar.













