Rama të ka kërkuar dorëheqjen? Ja si përgjigjet ministri i Mbrojtjes!

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu hedh poshtë pretendimet se se “kryeministri Edi Rama i ka kërkuar dorëheqjen”.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me një deklaratë të Sali Berishës, Vengu e mohoi kategorikisht një kërkesë të tillë, duke e cilësuar pretendimin si “delir politik”.

“Tentoi të niste jetën e tij të re, pasi mbylli hesapet me drejtësinë”, Anila Hoxha FLET për jetën e GILMANDO DANIT pas lirimit nga burgu!

“I marr më shumë si kërcënime të zotit Berisha. Ai nuk ka frikë nga ushtrimi i pozitës së drejtuesit të opozitës për të ushtruar trysni nga më të ndryshmet, sidomos ndaj një dikasteri si ky i sigurisë kombëtare, siç është Ministria e Mbrojtjes. Nuk janë të vërteta fare këto gjëra. Deliret e kësaj natyre nuk më shqetësojnë,” tha ministri Vengu ne nje komunikim me gazetaret.

Pyetje: Zoti Berisha ka deklaruar publikisht se zoti Rama ju ka kërkuar dorëheqjen, a është e vërtetë? Dhe nëse po për cfarë?

Pirro Vengu: Nuk më shokojnë deliret e kësaj natyre, jam i ambientuar me rrëfime të tilla, që i marr më shumë si kërcënime te zotit Berisha që nuk ka frikë nga ushtrimi i pozitës së drejtuesit të opozitës për të ushtruar kërcënime, trysni nga më të ndryshmet sidomos për dikaster si këtë të sigurisë kombëtare, sic është ministria e Mbrojtjes. Nuk janë të vërteta fare këto gjëra. Deliret e kësaj natyre nuk më shqetësojnë.