Aksident në aksin Peqin-Elbasan, plagoset një 85-vjeçar

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Peqin–Elbasan, shtetasi K. Ç., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësorin A. M., 85 vjeç.

I dëmtuari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.