Mbledhja me dyer të mbyllura që Rama ka zhvilluar në Vlorë është shoqëruar me tensione dhe përplasje verbale mes të pranishmëve.
Kryeministri ka fshikulluar Ermal Dredhën dhe punën e këtij të fundit duke shfaqur një sërë pakënaqësish për punën e bashkisë së Vlorës.
Thelbi i gjithë pakënaqësive është te menaxhimi i sezonit turistik, mungesat e ujit të pijshëm dhe ankesat e qytetarëve si për problematikat por edhe për ofrimin e shërbimit.
Rama ka kërkuar dorëheqjen e një sërë drejtuesve të institucioneve në Vlorë të cilat sipas tij nuk janë efikas dhe nuk kanë kryer siç duhet detyrat.
Ndër të tjera mësohet se ka kërkuar dorëheqjen edhe të një pjese të mirë të administratës së bashkisë së Vlorës.
Kryeministri mësohet se ka kritikuar edhe deputetët e qarkut për punën e tyre të deritanishme që lë për të dëshiruar Rama gjithashtu ka kërkuar dorëheqjen imediate të nënkryetarëve të bashkisë së Vlorës.
Në mbledhje ka përdorur shpesh edhe tonalitet të lartë duke kritikua rëndë punën e thuajse të gjithëve në sallë.
