Gramsh – Një zjarr është regjistruar në një banesë në lagjen “Sporti”, në pronësi të shtetasit A. K., 74 vjeç. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një rrjedhjeje gazi nga bombola që përdorej për gatim.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale. Shërbimet zjarrfikëse ndërhynë në kohë për neutralizimin e flakëve.
