Këto janë veshjet dhe aksesorët që nuk duhet të mungojnë këtë verë

Ndërsa temperaturat rriten plazhi bëhet destinacioni kryesor i verës. Por për të shijuar maksimalisht pushimet buzë detit, përveç kremit kundër diellit nuk mund të mungojnë disa elementë të domosdoshëm. Ja çfarë duhet të keni patjetër me vete për një ditë të kompletuar plazhi në 2025:

1. Rrobat e banjës
Për femrat, këtë verë dominojnë modelet njëpjesëshe me prerje asimetrike dhe ngjyrat neon apo pastel. Kostumet e banjës me motive tropikale apo me detaje metalike janë gjithashtu shumë në modë. Për meshkujt, shortrrat e lehtë me printe të gjalla—nga palmat te ngjyrat gradiente—janë zgjedhja më “in”.

2. Këmisha e bardhë ose veshje “oversized”
Një këmishë e hollë, me mëngë të gjata, është zgjidhje perfekte për të mbuluar lëkurën pas ekspozimit në diell. Kjo vlen edhe për fustanet e lirshëm, të stilit boho, që janë jo vetëm komodë, por edhe jashtëzakonisht fotogjenikë.

3. Kapelë me strehë të gjerë
Jo vetëm që ju mbron nga rrezet e dëmshme të diellit, por është edhe një aksesor elegant. Modelet prej kashte, të punuara me dorë, janë ideale për fotot e Instagramit, por edhe shumë praktike.

4. Syze dielli
Retro, “cat-eye”, ovale apo të mëdha – syzet janë thelbësore. Ato mbrojnë sytë, por mbi të gjitha shtojnë stil dhe klas në çdo dalje plazhi.

5. Çanta plazhi
Një çantë prej bezeje ose materiali të riciklueshëm është perfekte për të mbajtur gjithçka: peshqir, libër, kremin solar, dhe një shishe me ujë të ftohtë. Zgjidhni modele me dizajne verore për një efekt “wow”.

6. Sandale të sheshta
Komoditeti është kyç, por nuk duhet të lini mënjanë stilin. Sandalet me lidhëse të holla apo me detaje ari janë një mënyrë për të kombinuar praktikën me estetikën.

7. Bizhuteri që nuk dëmtohen nga uji
Zinxhirë të hollë prej çeliku të pandryshkshëm, byzylykë të thurura ose me guaska – janë detaje të vogla që bëjnë diferencën në pamjen tuaj plazhi, pa pasur frikë se do t’i dëmtojë uji i kripur.