SHBA – Juventusi u prit në Zyrën Ovale nga Donald Trump. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe John Elkann, presidenti i Stellantis dhe CEO i Exor. Me lojtarët dhe trajnerin Igor Tudor, në fotot e publikuara nga Shtëpia e Bardhë, është edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Imazhet portretizojnë delegacionin e Juventusit në Zyrën Ovale, ndërsa Trump përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në lidhje me luftën midis Iranit dhe Izraelit. Bardhezinjtë janë në Uashington sepse në mbrëmjen amerikane do të dalin në fushë kundër ekipit të Emirateve, Al-Ain, në ndeshjen e parë të grupit të tyre të Kupës së Botës për Klube.
Takimi u zhvillua në pasditen me orën europiane. Delegacioni që u takua me Trumpin përbëhej, përveç pronarit të Juventusit Elkann, presidentit të FIFA-s Infantino dhe trajnerit Tudor, drejtorit ekzekutiv të Juventusit Maurizio Scanavino, drejtorit të përgjithshëm Damien Comolli, drejtorit të strategjive Giorgio Chiellini dhe lojtarëve, Weston McKennie , Timothy Weah (të dy amerikanë), Manuel Locatelli, Federico Gatti, Teun Koopmeiners dhe Dusan Vlahovic.
