Temperatura deri në 38 gradë celcius…parashikimi i motit për sot

Dita e hënë parashikohet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell, pa përjeshtaur kalime të pakta të vranësirave të larta transparente kryesisht nga orët e mesditës në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/s.

Valëzimi në det do të jetë 1 deri në 2 ballë.