TIRANË- 12 persona janë arrestuar dhe 19 të tjerë janë proceduar penalisht gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme kundër qeverisë Rama. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë tubimit, këta protestues kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov.
Po ashtu, si pasojë e incidenteve, 17 punonjës policie kanë mbetur të lënduar. Mes 12 personave të arrestuar janë edhe dy gra, një 47-vjeçare me inicialet M.D dhe një 38-vjeçare me inicialet Y.M. Të arrestuarit janë: E. K., 32 vjeç, H. Xh., 18 vjeç, S. A., 53 vjeç, M. D., 47 vjeçe, B. H., 25 vjeç, E. D., 27 vjeç, L. V., 55 vjeç, E. C., 32 vjeç, K. J., 31 vjeç, Y. M., 38 vjeçe, Sh. Ç., 29 vjeç dhe D. Ç., 23 vjeç.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për disa vepra penale, mes tyre organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme, kundërshtimi i punonjësve të Policisë, pengimi i qarkullimit, shkatërrimi i pronës me zjarr dhe mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin dhe dëmtuan pronën publike, arrestohen 12 shtetas dhe procedohen penalisht 19 të tjerë. Gjatë tubimit të djeshëm u dëmtuan 17 punonjës Policie.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, u arrestuan shtetasit:
-E. K., 32 vjeç, H. Xh., 18 vjeç, S. A., 53 vjeç, M. D., 47 vjeçe, B. H., 25 vjeç, E. D., 27 vjeç, L. V., 55 vjeç, E. C., 32 vjeç, K. J., 31 vjeç, Y. M., 38 vjeçe, Sh. Ç., 29 vjeç dhe D. Ç., 23 vjeç.
Gjithashtu, u proceduan penalisht 19 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Protesta kombëtare e 28 Nëntorit kundër qeverisë së Edi Ramës u shoqërua me përplasje të forta mes qytetarëve dhe forcave të policisë. Situata doli jashtë kontrollit në disa momente, veçanërisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku efektivët ndërhynë me forcë për të shpërndarë turmën.
Policia përdori gaz lotsjellës, autobotë me ujë me presion dhe plumba gome ndaj protestuesve. Gjatë u përdor edhe një dron për hedhjen e gazit lotsjellës nga ajri, ndërsa në disa momente qytetarët u detyruan të tërhiqen për shkak të tymit të dendur që ka mbuluar bulevardin. Pëveç protestuesve, policia nuk kurseu me dhunë as mediat.
