BallinaKryesoreVranësira, reshje shiu dhe dëborë e dobët në lartësitë malore, parashikimi i...

Vranësira, reshje shiu dhe dëborë e dobët në lartësitë malore, parashikimi i motit për ditën e diel

Tiranë – Ditën e diel vendi do të ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu. Reshjet pritet të jenë të pranishme që në orët e para të mëngjesit e deri në mesditë në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonat e verilindjes, mbi 600-700 metra, dhe në juglindje, mbi 900 metra lartësi, parashikohen reshje të dobëta dëbore. Mjegulla do të jetë e pranishme në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 6-10 m/s, duke arritur herë pas here shpejtësinë maksimale kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, ndërsa valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular