Dëbora mbulon zonat malore të Librazhdit, borëpastrueset në terren në aksin Zgosht-Sebisht

0
13

Librazhd – Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat malore të Librazhdit, duke sjellë rënie të temperaturave dhe përkeqësim të kushteve atmosferike. Që prej pasdites së së shtunës, dëbora ka mbuluar Njësinë Administrative Steblevë, ndërsa reshje të dendura janë shënuar edhe përgjatë aksit rrugor Librazhd-Zgosht-Sebisht, veçanërisht në zonën e Fushë Studenit.

Për shkak të motit të keq, mjetet borëpastruese kanë nisur punën në aksin Zgosht-Sebisht për pastrimin e rrugës dhe shmangien e vështirësive në qarkullim. Deri tani qarkullimi i mjeteve vazhdon pa probleme të raportuara, por reshjet pritet të intensifikohen gjatë ditës së diel, ndaj drejtuesit e automjeteve u ftohen të ulin shpejtësinë, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të pajisen me goma dimërore e zinxhirë kur lëvizin drejt zonave malore.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu