BallinaQytetiCërrikZjarr masiv përfshin një stan në Shtërmen të Cërrikut, forca të shumta...

Zjarr masiv përfshin një stan në Shtërmen të Cërrikut, forca të shumta zjarrfikëse nga katër bashki në aksion për shuarjen e flakëve

Cërrik, 16 nëntor 2026 – Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e kësaj të hëne në një stan në fshatin Shtërmen, pjesë e Njësisë Administrative Gostimë në Bashkinë Cërrik. Flakët kanë përfshirë me shpejtësi ambientet e objektit blegtoral, duke mobilizuar menjëherë shërbimet e emergjencës në zonë.

Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, fatmirësisht deri në këto momente nuk raportohet për dëme në gjënë e gjallë apo persona të lënduar.

Për shkak të intensitetit të zjarrit, efektivëve zjarrfikës të Cërrikut u kanë ardhur në ndihmë edhe ekipet e zjarrfikëses nga Elbasani, Gramshi dhe Belshi. Forcat e bashkuara vijojnë punën intensive në terren për të izoluar vatrën e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve në zonat përreth.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular