EMRI/ Aksidenti në autostradën Fier-Vlorë, viktimë mbeti Shefi i Krimeve të Rënda

0
11

VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, ku një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur. Bëhet me dije se viktimë ka mbetur, shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë, Ermal Lula. Konkretisht ngjarja ka nodhur në afërsi të Novoselës, ku një automjet është përplasur me një fadromë.

Po ashtu, personi i plagosur është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu