KRUJA- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
Sipas njoftimit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:10. Automjeti drejtohej nga një 19-vjeçar, i cili është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Fushë-Krujë–Thumanë”, automjeti me drejtues shtetasin F. B., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin P. F., rreth 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./



