ELBASAN — Qyteti i Elbasanit ka përkujtuar këtë të mërkurë 82-vjetorin e Çlirimit të tij përmes një ceremonie zyrtare homazhesh pranë monumentit kushtuar luftëtarëve të rënë.
Të pranishëm në ceremoninë përkujtimore ishin veteranë të Luftës Nacionalçlirimtare, familjarë të dëshmorëve, banorë të qytetit dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Pjesëmarrësit vendosën kurora me lule dhe nderuan sakrificën e 23 dëshmorëve të Brigadës së XV Sulmuese, të cilët dhanë jetën për çlirimin e Elbasanit gjatë luftimeve të nëntorit 1944.
