BallinaAktualitetBllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 21 gjoba për protestuesit!

Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 21 gjoba për protestuesit!

Policia ka vendosur 21 gjoba ndaj personave që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë protestës të zhvilluar një ditë më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, për secilin prej 21 personave është vendosur gjobë në vlerën 5 mijë lekë, pasi kanë kryer kundërvajtje administrative duke penguar lëvizjen e mjeteve të transportit gjatë zhvillimit të tubimit.

Policia bën me dije se masat janë marrë në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28 tetor 2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1.

Personat në fjalë kanë vijuar të mbajnë të bllokuar rrugën, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, të cilët u kanë kërkuar përmes megafonit të mos pengojnë qarkullimin e automjeteve.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular