GREQI- Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Athinë, ku trupi i pajetë i një vajze të re është gjetur i fshehur brenda një valixheje në lagjen Agios Panteleimonas. Valixhja u zbulua të dielën, në kryqëzimin e rrugëve Alkamenous dhe Charissis, pasi një 29-vjeçar i huaj vuri re erën e rëndë që vinte prej saj dhe njoftoi policinë.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, gjatë kontrollit, efektivët zbuluan trupin e një gruaje në gjendje të avancuar dekompozimi. Sipas vlerësimeve të para mjeko-ligjore, viktima dyshohet të jetë me origjinë afrikane dhe e moshës 17 deri në 25 vjeç. Një nga detajet më shqetësuese është se këmbët e saj ishin të lidhura me litar.
Në ekzaminimin fillestar nuk u konstatuan dëmtime të dukshme, ndërsa dyshohet se vdekja kishte ndodhur rreth pesë deri në shtatë ditë përpara zbulimit. Shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë dhe pritet të përcaktohet përmes autopsisë. Çështja po hetohet nga Departamenti i Vrasjeve, ndërsa policia po shqyrton kamerat e sigurisë dhe po mbledh dëshmi për të identifikuar viktimën dhe personat që mund të kenë braktisur valixhen
