BallinaAktualitetGjendet trupi i pajetë i një burri brenda një valixheje në Athinë,...

Gjendet trupi i pajetë i një burri brenda një valixheje në Athinë, policia rrethon zonën

GREQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në zonën e Agios Panteleimon, në Athinë, ku brenda një valixheje është zbuluar trupi i pajetë i një burri. Zbulimi u bë pas njoftimit të një 28-vjeçari të huaj, i cili po kalonte pranë zonës dhe kishte vënë re një erë të fortë e të pazakontë që vinte nga valixhja.

Pas sinjalizimit, forcat e policisë mbërritën në rrugën Alkamenous, pranë rrugës Charisis, ku gjetën valixhen dhe, pasi e hapën konstatuan trupin e pajetë të një personi.

Menjëherë pas zbulimit, zona u rrethua nga forca të shumta policie. Në vendngjarje mbërriti edhe një mjek ligjor për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa deri më tani nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës, si dhe koha apo mënyra se si valixhja është lënë në atë vend

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular