Elbasani humb në transfertë me Vllazninë

0
24

Vllaznia është rikthyer te fitoret duke mposhtur Elbasanin me rezultatin 1-0, në një ndeshje ku goli i vetëm u shënua nga Uldedaj në minutën e 45-të.

Pas këtij goli, shkodranët shkuan në dhomat e zhveshjes me avantazhin minimal, ndërsa pjesa e dytë prodhoi raste të shumta nga të dyja skuadrat, por pa konkretizim.

Pavarësisht rreziqeve, rezultati nuk ndryshoi dhe Vllaznia siguroi tre pikët e plota. Me këtë fitore, Vllaznia ndodhet në vendin e shtatë me 12 pikë të grumbulluara. Ndeshja e radhës për shkodranët do të jetë kundër Partizanit.

Nga ana tjetër, Elbasani, që aktualisht mban vendin e pestë në renditje, do të përballet me Dinamon në takimin e ardhshëm.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu