Shtëllunga të zeza tymi ‘mbysin’ Elbasanin dhe priferitë e tij

0
14

Një re e dendur tymi ka mbuluar pasditen e kësaj të enjte periferinë e Elbasanit, duke shkaktuar shqetësim te banorët, veçanërisht në zonën e Bradasheshit.

Tymi dyshohet se është shkaktuar nga djegia e gomave dhe mbetjeve buzë lumit Shkumbin.

Shtëllungat e tymit janë përhapur në një hapësirë të gjerë, ndërsa banorët raportojnë për një erë të rëndë dhe mbytëse.

Situata ngre shqetësime për cilësinë e ajrit dhe ndikimin e mundshëm në shëndetin e banorëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu