Reagojnë “Tifozat Kuq e Zi” për Erjon Vishkullin: I doli në ballë Atdheut, lutemi për shërimin e tij

0
16

TIRANË, 24 Tetor 2026 — Grupimi zyrtar i tifozëve të Kombëtares Shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”, ka reaguar publikisht pas lëndimit të rëndë të anëtarit të tyre, Erjon Vishkulli, i cili pësoi dëmtime të rënda në pjesën e syrit gjatë përplasjeve të sotme në kryeqytet.

I riu nga Elbasani, i njohur si mbështetës i aktivizuar pranë këtij grupimi, ndodhet në Spitalin Universitar të Traumës ku po merr trajtim mjekësor të specializuar.

Përmes një postimi në rrjetet shoqërore, “Tifozat Kuq e Zi” kanë shprehur solidaritetin e plotë me anëtarin e tyre dhe kanë vlerësuar qëndrimin e tij qytetar.

Në mesazhin e tyre publik thuhet: “Erjon Vishkulli, si dhe shumë djem të tjerë që nuk u mungon asgjë në jetën familjare, i dalin në ballë Atdheut për një Shqipëri më të mirë. Shërim sa më të shpejtë. Lutemi për ty vlla.”

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, Vishkulli po i nënshtrohet ekzaminimeve të hollësishme mjekësore te Trauma dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, pretendimet e përfaqësuesve të opozitës se i riu është goditur drejtpërdrejt me plumb gome nga forcat e policisë vijojnë të jenë në qendër të debateve mbi ndërhyrjen e forcave të rendit gjatë protestës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu