Gaz, molotov dhe fishekzjarre: Sheshi ‘Skënderbej’ kthehet në arenë ‘lufte’

0
22

Sheshi ‘Skënderbej’ është kthyer në ‘fushëbetejë’ midis protestuesve dhe policisë.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë aktivizuar për shpërndarjen e turmës së protestuesve në sheshin “Skënderbej”.

Nga ana tjetër, protestuesit e maskuar po gjuajnë vazhdimisht me gurë, molotovë e fishekzjarrë. Lëndët piroteknike kanë shkaktuar disa zjarre të vogla nëpër shesh.

Nga ana tjetër efektivët e policisë janë shpërndarë në disa pika të sheshit dhe ka edhe një numër të konsiderueshëm pranë Partisë Socialiste.

Tymit të molotovëve e fishekzjarrëve u është shtuar edhe gazi lotsjellës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu