Nis protesta kombëtare në Tiranë: Përshkallëzohet revolta, protestuesit djegin “sofrën e dialogut” mes thirrjeve për dorëheqjen e Ramës

0
19

TIRANË — Ka nisur me tensione të shumta protesta kombëtare e thirrur nga opozita dhe shoqëria civile përpara godinës së Kryeministrisë, ku qindra qytetarë janë grumbulluar duke kërkuar largimin e ekzekutivit.

Në nisje të tubimit, protestuesit kanë ndërmarrë një akt simbolik përmbysjeje duke i shkatërruar dhe vënë flakën ndenjëseve, shilteve e jastëkëve të vendosur mbi strukturën e improvizuar prej guri, të njohur si “sofra e dialogut” e shtruar nga qeveria.

Tymi i ndenjëseve të djegura ka mbuluar sheshin përpara Kryeministrisë, ndërsa protestuesit kanë vijuar me brohoritjet e fuqishme “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, “Rama ik” dhe “Qeveri e krimit”. Përmes këtij aksioni, pjesëmarrësit shprehën refuzimin e prerë ndaj çdo ftesë për bisedime, duke këmbëngulur se rrugëzgjidhja e vetme mbetet plotësimi i kërkesave të tyre dhe dorëheqja e kryeministrit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu