Aksident i rëndë në Selenicë, 6 të plagosur dërgohen me urgjencë në spital!

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Gumenicë, brenda territorit të bashkisë Selenicë, ku një automjet është përplasur fort me një furgon që transportonte pasagjerë.

Si pasojë e goditjes së menjëhershme, gjashtë persona kanë mbetur të lënduar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur mjetet e ndihmës së shpejtë.

Të dëmtuarit po transportohen me autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po i nënshtrohen ekzaminimeve dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor nga ekipet e urgjencës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë bllokuar perimetrin e aksidentit.

Ekspertët po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave e shkaqeve që çuan në përplasjen e dy mjeteve.