LUSHNJË – Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së hënës fshatin Zhymë të Lushnjës, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka vrarë nënën e tij dhe ka plagosur rëndë babanë.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 21:20, në banesën e familjes Dalladaku, Florion Dalladaku, 45 vjeç, dyshohet se ka sulmuar me një send metalik prerës, sëpatë, prindërit e tij.
Si pasojë e plagëve të marra, Fanije Dalladaku, 80 vjeçe, ka humbur jetën.
Ndërkohë, Hasan Dalladaku, 77 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Florion Dalladaku u largua pas ngjarjes
Pas sulmit, Florion Dalladaku dyshohet se është larguar nga banesa dhe aktualisht është shpallur në kërkim nga Policia.
Sipas autoriteteve, 45-vjeçari dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë.
Shërbimet e Policisë kanë nisur kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e dinamikës së krimit.
Ngjarja po hetohet nga autoritetet, ndërsa pritet të dalin detaje të tjera në vijim.




