Protestuesi në ditën e 82-të të protestës: Dinastia e Berishës i përket të shkuarës…dinastia e Ramovicit është më e sofistikuar

TIRANË- Në protestën e 82-të qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë në Tiranë, një prej pjesëmarrësve ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar qeverisjen e tij si një “dinasti”.

Gjatë fjalës së tij, qytetari kritikoi edhe patronazhistët, duke i akuzuar se përfitojnë nga korrupsioni dhe lidhjet me oligarkët.

“Dinastia e Ramovicit është më e sofistikuar, është dinastia e 84 mandateve dhe e patronoazhistëve, të këtyre kufomave pa shtyllë kurrizore, të këtyre që ushqehen nga paratë e oligarkëve”, tha një qytetar.