Ndodh mrekullia! Gruaja shtatzënë paraqitet te Trauma, mjekët ndërhyjnë në kohë dhe shpëtojnë nënën e foshnjën

Një rast i pazakontë është regjistruar në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku një grua shtatzënë u paraqit për ndihmë mjekësore, pasi kjo ishte struktura spitalore më e afërt.

Stafi mjekësor i Traumës reagoi menjëherë, duke vlerësuar gjendjen e pacientes dhe duke koordinuar situatën me ekipin e Maternitetit “Koço Gliozheni”.

Mjekët e Traumës ofruan kujdesin e nevojshëm dhe menaxhuan situatën deri në koordinimin me ekipin e specializuar të maternitetit. Ndërhyrja në kohë bëri të mundur që situata të përballohej pa komplikacione të raportuara.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti nënvizon rëndësinë e reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit mes strukturave shëndetësore në situatat urgjente.