23-vjeçari përplas me makinë këmbësoren. Humb jetën gruaja

TIRANA- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Tiranë, ku një 23 vjeçar ka aksidentuar një 55-vjeçare. Si pasojë e kësaj, ajo ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në Misto Mame, shtetasi O. V., rreth 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen D. P., rreth 55 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, shtetasja D. P., ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.