Të shtëna me kallash në Korçë/ Një i ri dyshohet i ekzekutuar me kallashnikov

KORÇË, 8 gusht 2026 – Një ngjarje e rëndë është raportuar pak minuta më parë në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës, ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje.

Sipas informacioneve paraprake, një person dyshohet se ka mbetur i vrarë, ndërsa arma e përdorur dyshohet të jetë kallashnikov.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për mbledhjen e provave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Informacionet mbeten paraprake, ndërsa priten të dhëna të tjera zyrtare nga Policia për identitetin e viktimës dhe rrethanat e ngjarjes.