Media lokale Elbasanion mblodhi nës njës tryezës aktorës tës ndryshësm pësr tës diskutuar mbi sfidat e kalimit nës sa mës pak emetime gje pësrdorimin e energjisës sës pastësr, në kuadër të projektit “Hije mbi Tranzicionin e Gjelbër”, pjesë e programit SMS Facility, i zbatuar nga SCiDEV dhe partnerët.
Tryeza mblodhi në një tavolinë përfaqësues të pushtetit vendor, institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile, ekspertë të mjedisit, gazetarë, të rinj dhe qytetarë, të cilët diskutuan mbi sfidat që shoqërojnë tranzicionin e gjelbër në qarkun e Elbasanit dhe mbi mënyrat se si mund të forcohet bashkëpunimi ndërmjet aktorëve lokalë.
Takimi shërbeu jo vetëm për të analizuar situatën aktuale, por edhe për të identifikuar tema të reja që do të ndiqen nga gazetarët e Elbasanion në vijim, me synimin për të rritur transparencën dhe llogaridhënien mbi politikat mjedisore dhe projektet që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm.
Një nga rekomandimet kryesore ishte forcimi i bashkëpunimit mes medias dhe shkollave për organizimin e fushatave sensibilizuese mbi mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike. Pjesëmarrësit vlerësuan se ndërgjegjësimi duhet të nisë që në moshë të re, ndërsa shkollat mund të luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin mjedisor të brezit të ri.
Po aq i rëndësishëm u konsiderua edhe angazhimi i komunitetit. Sipas pjesëmarrësve, qytetarët duhet të kenë më shumë mundësi për t’u informuar dhe për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes për çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës dhe të mjedisit.
Gjatë diskutimit u kërkua më shumë transparencë nga pushteti vendor lidhur me projektet që lidhen me tranzicionin e gjelbër dhe objektivat për neutralitetin klimatik. Pjesëmarrësit theksuan se qytetarët duhet të informohen rregullisht mbi investimet, rezultatet dhe ndikimin e tyre në mjedis.
Një tjetër çështje që u ngrit ishte mungesa e të dhënave të aksesueshme mbi ndotjen e ajrit në Elbasan. Sipas diskutimeve, publikimi periodik i statistikave mbi cilësinë e ajrit dhe informimi i vazhdueshëm për masat që po ndërmerr pushteti vendor për reduktimin e ndotjes do të ndihmonte në rritjen e besimit të publikut dhe do të krijonte mundësi për monitorim më efektiv nga qytetarët dhe media.
Në tryezë u diskutua edhe nevoja për politika që mbështesin bizneset dhe institucionet që investojnë në energjinë e rinovueshme. Një nga propozimet më interesante ishte krijimi i mekanizmave që do t’u mundësonin këtyre subjekteve të përfitonin të ardhura nga energjia e tepërt e prodhuar, duke nxitur investime të reja në burime të pastra energjie dhe duke kontribuar në uljen e emetimeve.
Diskutimet sollën edhe ide për projekte të përbashkëta ndërmjet medias, pushtetit vendor, organizatave të shoqërisë civile dhe komunitetit, me fokus edukimin mjedisor, monitorimin e politikave publike dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme në nivel lokal.
Tryeza u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një rrjeti bashkëpunimi për raportimin mjedisor në qarkun e Elbasanit. Përmes këtij rrjeti synohet që gazetarët e Elbasanion të vazhdojnë të trajtojnë temat që lidhen me ndotjen, ndryshimet klimatike, energjinë e rinovueshme, ekonominë e gjelbër dhe politikat lokale, duke ofruar raportim të bazuar në fakte dhe duke nxitur transparencën e institucioneve.
Në kuadër të projektit “Hije mbi Tranzicionin e Gjelbër”, Elbasanion ka prodhuar deri tani dy artikuj të thelluar, materiale video, podkaste dhe përmbajtje të ndryshme multimediale, me synimin për të informuar qytetarët dhe për të nxitur debat publik mbi sfidat dhe mundësitë që sjell tranzicioni i gjelbër në Shqipëri. Tryeza e zhvilluar konfirmoi se bashkëpunimi mes medias, institucioneve dhe komunitetit mbetet një nga instrumentet më të rëndësishme për ndërtimin e politikave më transparente, më gjithëpërfshirëse dhe më të përgjegjshme ndaj mjedisit dhe qytetarëve.




