CËRRIK- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në periferi të qytetit të Cërrikut në një sipërfaqe toke me shkurre, ferra dhe një parcelë me ullinj.
Zjarri ka arritur të përhapet me shpejtësi pasi është favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, duke vënë në rrezik një banesë që ndodhej pranë zonës që është përfshirë nga flakët.
Forcat e shërbimit zjarrfikës kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë mundur ta vënë nën kontroll zjarrin, duke shmanur përhapjen e tij drejt banesave




