Neymar Jr. i jep lamtumirën kombëtares së Brazilit: “Koha ime mbaroi, dhashë jetën time”

BRAZIL – Neymar zyrtarisht i thotë lamtumirë ekipit kombëtar brazilian. Vetë sulmuesi e konfirmoi këtë pas fitores së ekipit të tij Santos në Copa Sudamericana kundër Universidad Central të Venezuelës.

“Koha ime me ekipin kombëtar ka mbaruar. Bëra histori, isha shumë i lumtur, dhashë jetën dhe gjakun tim dhe gjithmonë luftova për fanelën e verdhë, por tani nuk dua të vazhdoj.”