Të shtëna me armë zjarri, plagoset një 22-vjeçar

KURBIN – Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në fshatin Gjorëm, në Kurbin.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur nga të shtënat. I riu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën mjekësore.

Forca të shumta të Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe identifikimin e autorit ose autorëve.

Rrethanat dhe motivet e incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa priten informacionet zyrtare nga Policia e Shtetit.