Nisur nga situata e fundit e motit, Drejtoria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan u bën thirrje qytetarëve të raportojnë çdo ankesë, problematikë a parregullsi që mund të shfaqet në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm apo atë të kanalizimeve.
“Për çdo shqetësim që lidhet me shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm ose me sistemin e kanalizimeve në territorin e Drejtorisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan, qytetarët mund të kontaktojnë në çdo kohë shërbimin ndaj klientit në numrin zyrtar:
📞 +355 67 503 6005”




