TIRANA- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrsë dhe kanë nisur marshimin në kryeqytet. Nën thirrjet “Nesër më shumë” dhe “Pa rini nuk ka Shqipëri” ata finalizojnë ditën e 53-të të revoltës së tyre.
Të shumtë ishin ata që folën në podiumin e vendosur para godinës qeveritare, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe shprehën revoltën e cila i ka mbedhur për 53 ditë rradhazi në shesh. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.




