Përplasen tre automjete në aksin Rrogozhinë-Peqin, plagosen pesë persona

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin nacional Rrogozhinë-Peqin, pranë fshatit Sinaballaj.

Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë tre automjete, ndërsa pesë persona kanë mbetur të lënduar.

Tre prej të plagosurve janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në spitalet e Durrësit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe forcat e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.