Përshkallëzon sërish situata te Parlamenti! Policia hedh ujë me presion mbi protestuesit, shoqërohet një tjetër qytetar

Janë rindezur sërish tensionet dhe situata ka dalë jashtë kontrollit përpara Parlamentit, aty ku qytetarët kishin bllokuar daljen kryesore duke u ulur në rrugë.

Pasi protestuesit bënë rezistencë dhe refuzuan të hapnin rrugën për deputetët dhe ministrat e ngujuar brenda, Policia e Shtetit ka ndërhyrë me forcë.

Autobotët e ujit janë futur në funksion, duke hedhur ujë me presion mbi turmën e qytetarëve për t’i shpërndarë dhe për të thyer rrethimin.

Gjatë përplasjes dhe kaosit të krijuar nga uji me presion, forcat e rendit kanë ndërhyrë me shpejtësi duke shoqëruar një tjetër protestues.