Fuoristrada përplas të moshuarin me motoçikletë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë paradite të së enjtes në aksin rrugor rural Pirrë-Kamçisht, njësia administrative Kolonjë, bashkia Lushnjë. Një mjet tip fuoristradë ka goditur nga pas një motoçikletë të cilin udhëtonte 76-vjeçari Minella Prençe, banor i fshatit Pirrë.

Menjëherë në vendngjarje ka ardhur ambulanca e cila ka transportuar me urgjencë në sptal të moshuarin, i cili është nën kujdesin intensiv të mjekëve, në gjendje të rëndë për shëndetin nga plagët që mori. Polica e qarkullimit në vendngjarje ka ndaluar drejtuesin e fuoristradës dhe grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Mësohet se 76-vjeçari nuk ka pasur kaskë mbrojtëse në kokë, ç’ka ka bërë që lëndimet të jenë serioze. Dyshohet se drejtuesi i fuoristradës edhe pse ka frenuar, nuk ka mundur të shmangë përplasjen me motoçikletën.