E vetmja mes burrave! Dr. Suzanne Huurman, gruaja që po shkruan histori në Botëror

SHBA – Në një turne të dominuar tradicionalisht nga burrat, Dr. Suzanne Huurman po shkruan historinë në Kampionatin Botëror.

Mes 48 kombëtareve pjesëmarrëse në këtë turne, ajo është e vetmja femër që mban postin e kryemjekes së një skuadre përfaqësuese. Të gjithë kolegët e saj në ekipet e tjera janë burra.

Në fakt, arritja e Huurman është jashtëzakonisht e rrallë. Në të gjithë historinë 96-vjeçare të kampionateve Botërorë, ajo është vetëm gruaja e tretë në histori që arrin të shërbejë si mjeke zyrtare e një ekipi kombëtar në këtë kompeticion madhor.

Ajo mban postin e drejtueses së stafit mjekësor për kombëtaren e Kuraçaos (Curaçao) – skuadra më e vogël në histori për nga popullsia dhe sipërfaqja territoriale që ka arritur ndonjëherë të kualifikohet në një kampionat Botëror.

Një histori unike suksesi dhe frymëzimi që po tërheq vëmendjen e mbarë opinionit sportiv botëror.