Nuk vonoi shumë hedhja e molotovëve nga ana e protestuesve, ndërsa policia ka ndërhyrë menjëherë për shpërndarjen e protestuesve përmes hedhjes së ujit.
Situata në vendngjarje është përshkallëzuar për disa momente, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në terren për të mbajtur nën kontroll turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të incidenteve.
Sakaq, kreu i Partisë Demokratike dhe përfaqësues të tjerë të kësaj force politike janë siguruar me maskë anti-gaz.













