Robert Ndrenika përqafon dhe puth në ballë Erion Veliajn në sallën e gjyqit

Aktori i njohur Robert Ndrenika ishte i pranishëm këtë të premte në Gjykata Administrative për të ndjekur seancën gjyqësore të kryebashkiakut të Tirana, Erion Veliaj, ndaj prokurorit Ols Dado.

Në nisje të seancës, Ndrenika u afrua pranë Veliajt, e përqafoi dhe e puthi në ballë, ndërsa iu drejtua me fjalët: “Ç’të mbeti, vij e bëj unë”.

Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm edhe aktori i humorit Gazment Paja, si dhe artistët Ardit Çuni dhe Arjola Demiri.

Gjatë seancës, përfaqësuesi ligjor i Veliajt, avokati Plarent Ndreca, kërkoi që procesi gjyqësor të transmetohej drejtpërdrejt, duke argumentuar se transparenca dhe publiciteti i seancës janë parime kushtetuese dhe se transmetimi nuk do të cenonte zhvillimin e procesit.

Kërkesa u kundërshtua nga pala mbrojtëse e prokurorit Ols Dado, ndërsa gjykata pritet të shprehet lidhur me vijimin e procedurës.