Partia Demokratike po mban mbrëmjen e sotme protestën e radhës kombëtare të thirrur para Kryeministria e Shqipërisë.
Tensionohet situata në protestën e opozitës, por jo sicc pritej para Kryeministrisë, por në afërsi të godinës së Ministrisë së Brendshme, ku policia lëshoi ujë në drejtim të protestuesve të cilët po marshonin në heshtje dhe pa asnjë incident deri në atë moment.
Kaq ka mjaftuar që të nisë sulmi i protestuesve me molotovë.
ORGANIZIMI I PROTESTËS
Pak para orës 19:00, kreu i PD-së, Sali Berisha, mbërriti në selinë blu, ku u prit nga mbështetësit demokratë.
Ndryshe nga protestat e mëparshme, këtë herë organizatorët kanë vendosur që të mos ketë podium apo fjalime politike, por vetëm marshim të protestuesve në rrugët e kryeqytetit.
Ndërkohë, Policia e Tiranës ka marrë masa të shtuara sigurie për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e tubimit, duke bllokuar disa akse kryesore pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Më herët gjatë ditës, Berisha deklaroi se protestat janë “zëri më i fuqishëm i shqiptarëve dinjitozë”, ndërsa paralajmëroi se “vala e opozitës nuk do të ndalet”.













