BallinaPolitikëHimçi: PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore, e hapur për...

Himçi: PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore, e hapur për një emër të përbashkët me opozitën

Partia Demokratike ka nisur procesin e propozimit të emrave për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme vendore. Deputeti i PD-së, Blendi Himçi, bëri të ditur se strukturat e partisë janë ftuar të propozojnë figura me reputacion dhe integritet në bashkitë përkatëse, ndërsa më pas pritet të zhvillohen diskutime për mundësinë e daljes me kandidatë të përbashkët të opozitës.

I ftuar në një intervistë për “Ora News”, Himçi deklaroi se PD është e gatshme të ulet në tryezë me partitë e tjera opozitare për të gjetur kandidatë konsensualë, duke theksuar se kjo mundësi është veçanërisht e rëndësishme për Bashkinë e Tiranës.

Sipas tij, sondazhet tregojnë se opozita ka shanse të mëdha për të fituar kryeqytetin nëse garon me një kandidat të vetëm. Himçi nënvizoi se ftesa për bashkëpunim mbetet e hapur, edhe për diskutime pa praninë e mediave, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje për një figurë konkurruese.

I pyetur për emrat që janë përmendur më herët, deputeti demokrat vlerësoi se kandidati i propozuar në diskutimet e mëparshme, zoti Binaj, mbetet një figurë me integritet dhe reputacion të mirë. Ai tha se nëse partitë e tjera opozitare vijojnë ta mbështesin këtë emër, edhe PD do të ishte dakord, por theksoi se vendimi duhet të merret në një tryezë të përbashkët dhe jo përmes imponimit të kandidaturave.

Himçi u ndal edhe te procesi zgjedhor në qarkun e Elbasanit, duke pretenduar se në zgjedhjet e kaluara janë evidentuar raste të manipulimit të votës, përfshirë atë që njihet si “treni bullgar”, votimin familjar dhe shkelje gjatë numërimit. Sipas tij, PD ka dokumentuar disa prej këtyre rasteve me pamje filmike, ndërsa për një prej çështjeve është bërë edhe kallëzim pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan.

Deputeti demokrat e cilësoi Elbasanin dhe Peqinin si raste që, sipas tij, dëshmojnë për problematikat e korrupsionit elektoral, duke kërkuar që zgjedhjet e ardhshme të garantojnë një proces të lirë dhe të ndershëm.

Blendi Himçi: Sigurisht, ne kemi hyrë në një proces propozimesh, do të thonë në bazë të një udhëzimi të dalë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe ku ftohen të gjitha strukturat në nxjerrjen e emrave më të mirë që gëzojnë reputacionin, integritetin në bashkitë përkatëse. Kjo është faza e parë, më pas edhe për t’u diskutuar dhe për të bërë një ndërthurje, pse jo edhe nëse do të ketë një tavolinë të rrumbullakët bashkëpunimi për të dalë në një kandidat për frontin e përbashkët opozitar. Do të thosha dhe nga ana tjetër, pa diskutim që PD-ja do të jetë një forcë kryesore garuese. Pa diskutim që neve jemi të gatshëm për të diskutuar, ftesa e kryetarit të PDSH-së zotit Berisha ka qenë e sinqertë për t’u ulur dhe për të gjetur kandidat të përbashkët për të dalë në një front të madh opozitar, pasi edhe sondazhet kanë treguar që për Tiranën nëse do të ketë një kandidat me një front të përbashkët opozitar, shanset janë shumë të mëdha që Tirana të fitohet dhe kjo është një nga pikësynimet e Partisë Demokratike.

Duke qenë forca më e madhe opozitare, për të ftuar të gjitha partitë e tjera për të dalë në një figurë konsensuale. Kjo ftesë vazhdon të mbetet e sinqertë. Disa edhe në një tavolinë apo në një diskutim tjetër publik që kam pasur, disa pjesëtarë të tavolinës apo të partive opozitare kanë kërkuar edhe diskutime jo në prani të mediave, por të jetë një diskutim i sinqertë, i drejtpërdrejtë dhe neve jemi të hapur qoftë edhe para kamerave, qoftë edhe pa praninë e mediave, të dilet në një kandidat i cili sigurisht të gëzojë integritetin dhe probabilitetin për ta fituar pa diskutim zgjedhjet në Tiranë, por për ta parë këtë edhe në shumë bashki në të cilat pretendohet që partitë opozitare të dalin edhe me kandidatë jashtë strukturave të veta, por me kandidatë me influencë dhe reputacion të mirë në qytetet në të cilat ato jetojnë.

Shiko, sigurisht të dy figurat që ju përmendët mbeten pa diskutim që janë figura me integritet dhe me reputacion shumë të mirë. Kanë qenë të diskutuara edhe në zgjedhjet e parakohshme të pjesshme që do të bëheshin për Bashkinë e Tiranës, por vendimi i Gjykatës Kushtetuese riktheu Erion Veliajn në detyrë dhe sigurisht që kjo nismë apo ky proces mbeti përgjysmë. Pa diskutim që mendoj që tavolina do ta zgjidhte të gjithë propozimet që do të hidheshin emrat dhe të dilet në një kandidaturë dhe jo të flitet me çështje të imponimit që unë jam dhe në mënyrë të padiskutueshme. Sigurisht që zoti Binaj ka të gjithë të drejtën e zotit për arsye sepse në atë lloj momenti politik u pa si një figurë e cila, disa muaj më parë, si një kandidaturë konsensuale. Nëse partitë do të vazhdojnë të kenë të njëjtin qëndrim, partitë opozitare për figurën e zotit Binaj, pa diskutim edhe ne si Parti Demokratike do të ishim dakord në këtë aspekt. Rëndësishme është që neve të ulemi dhe të nxjerrim një kandidaturë të përbashkët.

Ky është qëllimi ynë për të pasur një personazh kandidat i cili të jetë konkurrues me përfaqësuesin e Partisë Socialiste. Të mos harrojmë që jemi para një neodiktaure dhe një lloj mënyre të cilat shpeshherë deformimi i votës ka qenë prezent, ne e kemi evidentuar. Dhe nuk jemi në procesin e zgjedhjeve, por jemi në proces votimesh. Dhe sigurisht që Tirana me këtë reagim që ka bërë, pse jo edhe studentët, lëvizja studentore ka thyer atë frikën do të thosha të qytetarëve që deri diku qëndronin të tkurrur para një narkoshteti i cili imponohej dhe i vendoste nën presionin e lakut të bukës do të thosha, por nga ana tjetër edhe të blerjes së votës apo të gjitha mënyrat që ne kemi parë, treni bullgar e gjithçka tjetër.Shiko, unë besoj që Elbasani si qark dhe Peqini në vetvete janë raste studimore të mënyrës së korrupsionit elektoral në mënyrë të padiskutueshme.

Unë si deputet i këtij qarku dhe të paktën dhe e gjithë Partia Demokratike dega Elbasan, po edhe Partia Demokratike e Shqipërisë kemi evidentuar raste konkrete pafund in Elbasan me pamje filmike, jo vetëm të evidentimit të trenit bullgar, por kemi parë edhe të leximit të votës ku juve ju kujtohen ato dy gishtat që dilte nga kutia dhe dilte edhe njëherë vota lexonte dhe i binte duarve se i binte kokës me duart që pse kishte votuar në krahun e kundërt, pra kishte zbuluar edhe votën personi që e kishte hedhur. Kemi pasur modele nga më të ndryshmet ku votimi familjar ka qenë evident në një pjesë të konsiderueshme. Pa diskutim, jo e di pse po e them këtë sepse kemi një rezultat totalisht të deformuar. Të deformuar in procesin jo të reflektimit të votës së lirë dhe të sinqertë Edhe në këtë aspekt, domethënë çështja ka nisur pranë prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm Elbasan nëpërmjet kërkesës së një personi i cili jetonte.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular