Trump përballet me çmimet e Botërorit 2026: Edhe unë s’do t’i paguaja këto bileta

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka komentuar këtë javë çmimet e biletave për Kupën e Botës FIFA 2026, duke pranuar se ato janë të larta për tifozët e zakonshëm.

Ai u shpreh se nuk ishte në dijeni për nivelin e çmimeve dhe se, edhe nëse do të kishte mundësi të ishte i pranishëm në ndeshje, çmimi i biletave do të ishte i vështirë për t’u përballuar edhe për të.

Trump shtoi se do të dëshironte që mbështetësit e tij dhe tifozët në përgjithësi të kishin mundësi më të lehtë për të ndjekur ndeshjet nga stadiumi.

Sipas të dhënave të publikuara, çmimi i biletave për Botërorin 2026 nis rreth 1,000 dollarë, gjë që ka ngjallur debat për përballueshmërinë e tyre për publikun e gjerë.