Viktima e tretë nga aksidentet në Durrës. Humb jetën drejtuesi i motomjetit

Një ngjarje tragjike është regjistruar në zonën turistike të Kepit të Rodonit në Durrës, ku një person ka humbur jetën pas një aksidenti me motomjet.

Sipas informacioneve paraprake, viktima po lëvizte me një motomjet me katër rrota kur ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar gjatë drejtimit, duke pësuar dëmtime fatale.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Trupi i pajetë i drejtuesit të motomjetit është transportuar drejt morgut për ekspertizë mjeko-ligjore.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.