DURRËS- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas tragjedisë së rëndë të ndodhur në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër ndodhet në gjendje kritike.
Rama ka njoftuar se ndodhet në Erevan të Armenisë, në kuadër të Komunitetit Politik Europian, nga ku ka marrë lajmin për ngjarjen e rëndë.
Ai u shpreh thellësisht i prekur, duke lutur që Zoti të bekojë shpirtrat e dy fëmijëve dhe t’u japë forcë prindërve për të përballuar dhimbjen. Rama shhkruan se u bashkohet në lutjet për shërimin e fëmijës i cili po lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve.
Postimi i plotë:
“Kam mbërritur në Jerevan, Armeni, për Komunitetin Politik Evropian dhe kam mësuar për humbjen e pashprehshme tragjike të dy fëmijëve, ndërsa fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti i bekoftë dy shpirtrat e vegjël, prindërve u dhëntë forcë e jashtëzakonshme për të mbijetuar këtë dhimbje të madhe, ndërsa bashkohem me lutjet për shërimin e fëmijës së shtruar në spital.”, shkruan Rama.
Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e…
— Edi Rama (@ediramaal) May 3, 2026













