Zgjedhjet në PD Gramsh/ Mbyllet procesi, fiton Hasim Çekrezi

Mbyllet procesi i votimit dhe numërimit për zgjedhjen e kreut të degës së Partisë Demokratike në Gramsh. Procesi nisi në orët e para të mëngjesit dhe u zhvillua në mënyrë të qetë dhe pa incidente.

Në këtë proces morën pjesë gjithsej 347 anëtarë të degës, të cilët ushtruan të drejtën e votës për të zgjedhur drejtuesin e ri. Nga numërimi i votave rezulton se kandidati fitues është Hasim Çekrezi, i cili siguroi 231 vota.

Ndërkohë, kandidati tjetër në garë, Durim Hoxha, mori 114 vota, ndërsa 2 vota u shpallën të pavlefshme.

Rezultati zyrtar u shpall nga komisioneri Haki Tafa, i cili konfirmoi shifrat përfundimtare të procesit zgjedhor.

Sipas raportimit të i gjithë procesi zgjedhor u zhvillua normalisht, duke respektuar rregullat dhe standardet, pa u shënuar asnjë incident.

Në përfundim të numërimit, kandidatët treguan frymë sportive dhe qytetare, duke shtrënguar duart me njëri-tjetrin, ndërsa Durim Hoxha i uroi suksese Hasim Çekrezit në detyrën e tij të re.